Për shkak të interesimit të madh për punë në Gjermani, ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata që duan të punojnë me punë të rregullta në Gjermani. Udhëzuesi parashikon që personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Personat të cilëve punëdhënësi u ka garantuar një vend pune fdhe që i përmbushin kushtet për lëshimin e vizës së punës. Si dhe personat që kanë kualifikime të veçanta pune.
Procedurat duhet të respektohen
Shumë shtetast të vendeve të Ballkanit Perëndimor ankohen për kohën tepër të gjatë të marrjes së terminit, pavarësisht se kanë siguruar kontratë pune. Për të shqyrëtuar sa më shpejtë kërkesën për vizë, shtetasit e huaj këshillohen që të respektojnë procedurat.
Para se të shkoni në terminin për vizë, duhet të siguroni dokumentacionin e domosdoshëm:
– Ofertën me karakter detyrues të vendit të punës, apo kontratën e nënshkruar të punës nga punëdhënësi dhe nga personi që kërkon vizë. Oferta apo kontrata duhet të jetë e saktë, të ketë të dhënat për punëdhënsin.
– Miratimin paraprak të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.
Për të kërkuar vizë pune, duhet të respektoni disa hapa:
Hapi i Parë
Duhet të kërkoni një vend pune, apo një vend për kualifikim profesional tek një punëdhënës konkret në Gjermani, tek sipërmarrjet apo ndërmarrjet për kualifikimeve profesionale në Gjermani.
Kur të gjeni një punë të përshtatshme për ju në Gjermani, atëherë duhet të kërkoni punëdhënësit ofertëna e punës, apo kontratën e punës. Dokumenti (oferta për punë, apo kontrata) duhet të përmbajë të dhënat e plota për punëdhënësin dhe punëmarrësin (emrat, të dhënat, adresat, numrat e telefonit apo të dhëna të tjera për kontakt). Në dokument duhet të shkruhet edhe data e fillimit të vlefshmërisë së kontratës së punës, lloji i kontratës, paga bruto, orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e vëçanta.
Autoritetet këshillojnë që të keni të paktën tri kopje të njëjta të kontratës, ofertës – të nënshkruara nga punëdhënësi dhe punëmarrësi (pra nga sipërmarrja apo firma ku do të punësoheni, dhe ju personalisht.
Hapi i Dytë
Marrja e pëlqimit nga autoritetet gjermane kompetente për punësim. Për të lehtësuar marrjen e vizës, kërkohet miratimi për punësim nga autoritetet gjermane kompetente. Në të shumtën e rasteve, këtu kërkohet pëlqimi i Zyrës Federale për Punë apo Zyrës për të Huajt – për këtë duhet të konsultoheni me punëdhënësin.
Se cila prej këtyre dy autoriteteve është përgjegjëse në rastin tuaj, kjo varet nga fakti nëse ju keni qëndruar ndonjëherë më parë në Gjermani (Si azilkërkues, person i toleruar – duldung -, për shkollim, studime, punë, kurse gjuhe mbi 3 muaj etj…).
Punëdhënssit duhet t’ua paraqisni të dhënat e sakta, në mënyrë që më pas të mos keni probleme me marrjen e vizave, apo probleme me fillimin e punës. Pra nëse ju kërkohenn, duhet të jepni të dhënat e sakta për qëndreimet e mëparshme në Gjermani.
Këto të dhëna veirifikohen gjatë procedurës së dhënies së vizës së punës, ndaj të dhënat e pasakta mund të rezultojnë me refuzimin e kërkesës për vizë, apo me zgjatjen e procedurës së përpunimit të kërkesës tuaj.