Vende të lira pune
Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore edhe në kohën e pandemisë Corona. Në veçanti ka nevojë në sektorin e shëndetësisë dhe përkujdesjes për të moshuarit, në sektorin e ndërtimtarisë, në fushën e teknologjisë (IT). ABC-Consulting ju njofton edhe me listën e vende të lira të punës. Për më shumë mund të shikoni për shembull në Gehaltde, Jobbörse, Make it in Germany apo në Arbeitsagentur (Agjencinë Federale për Punë).
Në Gjermani ka ende dhjetëra mijëra vende të lira pune. Këto vende mund të kërkohen dhe të gjenden në burza të ndryshme për punë. Varësisht nga nevoja, ju mund të kërkoni edhe këshillime konkrete nga ABC-Consulting.org – mund të na drejtoheni me e-mail apo në rrjetet sociale në faqet e ABC-Consulting në Facebook dhe Instagram.
Mësoni gjuhën gjermane këtu
Spitalet dhe fabrikat nuk mund të punojnë pa të huaj
Shumë spitale, shtëpi për të moshuar, sipërmarrje dhe fabrika në Gjermani nuk mund të punojnë normalisht pa të huajt. Në spitale gati çdo i pesti aktualisht ka origjinë të huaj. Në industrinë e mishit, rreth 40% e të punësuarve janë me origjinë të huaj. Në sektorin e prodhimit të gjërave ushqimore rreth 37%, ndërsa në industrinë e betonit rreth 34% e të punësuarve janë me origjinë të huaj.
Një përqindje shumë e lartë e të huajve ëshë i punësuar edhe në hotelieri dhe gastronomi (rreh 30%), në bujqësi (29%). Rreth 30% e të punësuarve të huaj janë edhe në ndërtimtari, apo siç thuhet në gjuhën e popullit në „baustellë“. Ndërkohë që përqindje shumë të lartë të të punësuarve të huaj ka edhe në hotelieri, magazinim, industrinë e metalit…