Me 1 mars 2020 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për fuqinë punëtore nga vendet e treta, ku bëjnë pjesë edhe Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ligji parashikon disa ndryshime shumë të rëndësishme për ardhjen e punëtorëve në Gjermani.
Disa nga ndryshimet
Ligji parashikon ndër tjerash:
- Barazimin e plotë të punëtorëve nga vendet e treta me ata nga vendet e Bashkimit Evropian. Do të thotë: Punëtorët me kualifikime të njëjta nga vendet e treta, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, janë të barabartë me ate të vendeve të BE.
- Në Gjermani mund të konkurrojnë të gjithë punëtorët, pra jo vetëm ata që konkurrojnë në profesionet ku ka mangësi të fuqisë punëtore.
- Personat e interesuar për punë, mund të vijnë në Gjermani gjashtë muaj dhe të kërkojnë një vend pune. Kushtet: duhet të njohin gjuhën gjermane dhe duhet të kenë para të mjaftueshme për jetë. Këta persona nuk kanë të drejtë për ndihmë sociale. Nëse brenda gjashtë muajve nuk gjejnë ndonjë vend pune, duhet të kthehen në vendlindje.
- Personat që gjejnë një vend pune duhet të marrin një kontratë të nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi dhe me këto dokumenta duhet të kërkojnë vizë pune.
Ligji i ri parashikon lehtësime edhe në njohjen e diplomave. Sipërmarrjet gjermane dhe autoritetet kanë kanë bërë të ditur se do të punohet për lehtësimin e marrjes së vizave të punës në ambasada, por deri tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje e cila shkurton afatet e pritjes së vizave në ambasada.
Në raste specifike, për vendet e punës ku nuk ka fuqi të mjaftueshme pune, mund të ketë lehtësime edhe sa i përket njohjes së gjuhës gjermane. Në raste të caktuara mund të vendosë vet punëdhënësi nëse mjafton niveli i njohurisë së gjuhës.
Mësoni gjuhën gjermane këtu
Autoritetet gjermane ruajnë të drejtën që për profesione të caktuara të vendosin se janë plotësuar kërkesat, që do të thotë se mund të ndalojnë ardhjen e fuqisë punëtore të profesioneve të caktuara – nëse në treg të punës nuk ka nevojë për këto profesione.
Ndryshimet për refugjatë dhe azilkërkues
Ligji i ri parashikon ndryshime edhe për refugjatët dhe personat me „duldung“ në Gjermani. Persona me „duldung“ janë ata ta cilët nuk i plotësojnë kushtet për mbetje të perhershme në Gjermani, por për shkaqe të ndryshime nuk mund të dëgohen nga Gjermania.
- Refugjatët nuk mund të dëbohen nga Gjermania gjatë kohës sa janë në shkollim për ndonjë përgatitje profesionale, e cila zgjatë zakonisht 3 vjet.
- Pas përgatitjes profesionale, vlenë rregulli „3+2“, si një standard që vlenë për të gjithë shtetasit e Gjermanisë. Do të thotë: Pas përfundimit të përgatitjes profesionale, refugjatët mund të mbeten dhe të punojnë në Gjermani, të paktën edhe 2 vjet.
- Azilkërkuesit me „duldung“ mund të ndryshojnë statusin, nëse kanë pasur një vend pune për një periudhë prej të paktën 18 muajsh dhe kanë punuar me orarë të plotë, kanë paguar obligimet ndaj shtetit dhe e zotërojnë gjuhën gjermane.
Ligji i ri do të vlejë dy vjet, pra deri në vitin 2022, kur do të rishikohet efekti i tij.
Vendet e lira të punës në Gjermani mund të gjeni në tekstin: „Vende të lira pune në Gjermani“.