Mësimi i gjermanishtes online

Mësimi i gjermanishtes mund të jetë shumë i vështirë për shumë njerëz. Përveç kësaj, kurset në klasë janë shpesh shumë të shtrenjta. Në këtë artikull do t’ju prezantojmë disa opsione si mund të mësoni gjermanisht (me çmim të ulët) në internet. 

Ne do t’i ndajmë këto kurse në në ato me dhe pa certifikata. Ne po e bëjmë këtë sepse, për shembull, ju mund të merrni një kurs online që është dukshëm më i lirë se një kurs normal dhe pastaj nëse mendoni se keni arritur një nivel të caktuar gjuhësor, mund të bëni veçmas një kurs tjetër për të marrë certifikatën në Institutin Goethe.

Kurse me certifikatë

SGD 

SGD është një shkollë me mësim në distancë nga Darmstadt. Ajo ofron shumë kurse dhe studime që mund të bëhen plotësisht online, duke përfshirë një kurs të gjermanishtes me një certifikatë tel B1. Kjo certifikatë pranohet në Gjermani. Ky kurs zgjat 9 muaj dhe pas përfundimit të suksesshëm do të merrni një certifikatë për gjuhën gjermane me nivelin B1. Mirëpo, ky kurs është dukshëm më i shtrenjtë sesa kurset e lartpërmendura pa certifikatë.

Ekziston edhe mundësia që së pari të testoni kursin dhe t’ju dërgohet një paketë informacioni falas. Në këtë paketë gjenden të gjitha informacionet në lidhje me kursin dhe do të merrni një kapitull, të cilin mund ta shikoni falas. Për të marrë paketën me informacione, duhet vetëm të plotësoni formularin me emrin tuaj, adresën dhe detajet e tjera të kontaktit.

Nëse ju pëlqen kursi dhe përmbajtja e paketës së informacionit, mund të porositni kursin dhe të regjistroheni. Kostot janë rreth 135 € në muaj për 9 muaj. Pra, tërë kursi me certifikatë B1 kushton rreth 1215 €.

Kurset e gjermanishtes online pa certifikatë

Për fillestarë (A1)

Për kurs fillestar ka shumë mundësi  si ta mësoni gjuhën. Online mund të gjeni edhe disa libra të mira me të cilat mund të filloni mësimin e gjuhës, me kosto shume të ulëta. Një libër shumë të përshtatshëm në këtë nivel mund ta gjeni këtu:

 

Skillshare

Në Skillshare keni mundësi të bëni jo vetëm kurse të gjuhës gjermane, por edhe kurse që kanë të bëjnë me tema të ndryshme, duke filluar nga mësimi i gjuhëve deri tek marketingu digjital dhe programimi. Kurset gjermane që ofrohen këtu janë veçanërisht të përshtatshme për fillestarët që nuk kanë aq shumë përvojë me gjuhën gjermane.

Gjëja e mirë tek Skillshare është se keni qasje të pakufizuar në të gjitha kurset, me një kosto mujore prej vetëm 10 € në muaj. Ka vërtet shumë kurse të gjuhës gjermane që ofrohen këtu.

Tani mund ta provoni programin madje 7 ditë falas. Kjo do të thotë se ju mund të filloni kursin tuaj të gjuhës gjermane dhe të regjistroheni falas.

Përveç kësaj, ju mund ta anuloni pajtimin tuaj në çdo kohë dhe nuk jeni të obliguar të vazhdoni kursin.

Udemy 

Një program tjetër që është i ngjashëm me atë të Skillshare është Udemy. Edhe këtu ka kurse të ndryshme, duke filluar nga kurset e gjuhës deri tek kurset e mediave sociale. Dallimi midis dy platformave është se këtu ju paguani për një kurs dhe nuk keni kosto mujore. Në Udemy shpesh ka edhe aksione të zbritjeve, kështu që çmimet e kurseve janë shumë të ulëta.

Ju mund të vendosni vetë se cili model (Skillshare ose Udemy) është më i përshtatshëm për ju. Të dy opsionet janë shumë të përshtatshme për fillestarët.

Deutsche Welle 

Deutsche Welle ofron kursin e vet të gjuhës gjermane. Për dallim nga kurset e tjera, ky kurs është falas. Kjo ofertë është e ndarë në kapituj dhe kategori të ndryshme, kështu që mund të ushtroni drejtpërdrejt temat me të cilat keni probleme. Ju gjithashtu mund të zgjidhni midis niveleve të ndryshme (nga A1 deri në C2).

Goethe Institut

Instituti Goethe ofron gjithashtu kurse të ndryshme, ku mund të mësoni gjermanisht për punë ose për studim. Mirëpo, këto kurse janë gjithashtu dukshëm më të shtrenjta se kurset e nivelit fillestar p.sh. tek Skillshare ose Udemy. Çmimi fillestar i kurseve pa mësues është 120 €, kurse kurset me një grup dhe mësues kushtojnë rreth 399 €.

Gjëja e mirë kur e përfundoni një kurs online pa certifikatë është se ju kurseni shumë para, sepse kurset janë dukshëm më të lira. Përveç kësaj, pas përfundimit të një kursi online, ju mund të merrni veçmas një certifikatë që njihet në Gjermani (nga Instituti Goethe ose certifikatën telc), duke kursyer kështu mjaft para për taksat e kursit. Kjo formë rekomandohet veçanërisht për fillestarë (niveli A1 ose A2).

Mirëpo, nëse dëshironi të regjistroni një kurs ku shoqëroheni nga mësues dhe ku merrni një certifikatë, ka edhe disa mundësi në internet.

 

Natyrisht, ekziston edhe mundësia për të ndjekur kurse në klasë, si për shembull kurse të Institutit Goethe. Me këtë artikull, ne kemi dashur t’ju tregojmë edhe disa mundësi të tjera ku mund të përmirësoni gjermanishten tuaj dhe të zotëroni gjuhën gjermane.

Linqet:

Mësoni gjermanisht këtu

Dërgimi i parave në vendlindje këtu

Vende pune në Gjermani këtu

Sigurimet në Gjermani këtu