Gjermania në recesion të thellë

Për shkak të virusit Corona (Coronavirus), Gjermania sikur dhe mbarë bota, po përballet me krizën më të thellë ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania është përballur me një krizë më të madhe ekonomike vetëm në vitet 1930, në kohën e depresionit të madh ekonomik.

Rritet papunësia

Në Gjermani është rritur edhe papunësia. Në tetor ka pasur  2.760.000  të papunë, që do të thotë rreth 6%.

Pas mbylljes së plotë në pranverë dhe ngritjes së papunësisë, në qershor dhe korrik ka filluar të përmirësohet gjendja. Ekspertët thonë se gjendja do të vazhdojë të përmirësohet, nëse pandemia Corona nuk shkakton një lockdown të dytë.

Rënie e madhe ekonomike

Ekspertët gjermanë vlerësojnë se rënia ekonomike gjatë vitit 2020 do të jetë rreth 5,5%. Eksporti i Gjermanisë do të jetë gjatë këtij viti më i ultë për 11,8%, ndërkohë që do të bie edhe konsumi i brendshëm për gati 8%. Pesimistët kanë frikë se bilanci në fund të vitit 2020 do të jetë edhe më i keq.

Mirëpo në qoftë se gjërat shkojnë siç parashikohet, Gjermania do të shënojë rritje ekonomike gjatë vitit 2021 me rreth 5%, ndërsa mendohet se rritja e zhvillimit ekonomik do të vazhdojë edhe në vitin 2022.

Gjendje e rëndë në gastronomi, industri…

Gjendja më e rëndë është në gastronomi ku gjatë pandemisë nuk kanë punuar mbi 93% e punonjësve. Numri i fluturimeve nga Gjermania për vendet tjera ka rënë në prill për 98%, që do të thotë se turizmi de facto nuk ka ekzistuar fare në kohën e pandemisë. Ta papunë kanë qenë edhe rreth 68% e punonjësve në industrinë e automjeteve. Gjendje e rëndë është edhe në shumë fusha të tjera ekonomike. Ndaj shumë sipërmarrje, por edhe institucionet e shtetit, e kanë pritur me padurim hapjen e uzinave, fabrika, restoranteve. Masat lehtësuese futen në fuqi me 11 maj.

Plani i qeverisëv për dalje nga kriza

Gjermania ka hartuar edhe një plan për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së virusit COVID19.

Plani përbëhet nga katër etapa. Faza e parë parashikon sigurimin e ndihmave financiare për ekonominë – në veçanti sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në fazën e dytë janë parashikuar ndihma për kompanitë që merren me organizimin dhe mbajtjen e panaireve, për sektorin e turizmit, kulturës etjerë. Ndërsa faza e tretë dhe katërt parashikojnë një “program ekonomik të përshtatur me situatën dhe nevojat”.