Viza Shengen

Për të hyrë në Gjermani, njerëzve nga vendet e treta, siç është Kosova, u duhet një vizë. Në këtë artikull, ne do të përqendrohemi në vizën 90 ditore dhe si ta merrni atë.

Viza 90-ditore

Kjo vizë është menduar për qëllime turistike dhe u jepet njerëzve që dëshirojnë të vizitojnë Gjermaninë. Njerëzit nga Kosova kanë nevojë për këtë vizë, por jo edhe njerëzit nga Shqipëria.

Kjo vizë ju mundëson të qëndroni maksimalisht 90 ditë, përkatësisht 180 ditë, jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë zonën Shengen.

Çfarë kërkohet për të marrë vizën?

  1. Shkaku i udhëtimit në Gjermani
  2. Financimi i shpenzimeve të jetesës dhe udhëtimit nga pasuria ose të ardhurat e veta
  3. Gatishmëria e pronarit të vizës për per t’u larguar nga zona Shengen para skadimit të vizës
  4. Sigurimi shëndetësor që është i vlefshëm për të gjithë zonën Shengen dhe për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj, me një shumë minimale prej 30.000 euro.

Si mund të aplikoni për vizë?

Hapi 1

Përgatitni aplikacionin:

Caktojeni një termin për të paraqitur kërkesën tuaj. Ju mund të dorëzoni kërkesën tuaj tre muaj para udhëtimit të planifikuar.   

Plotësoni formularin.

Hapi 2

Aplikoni për vizë. Ju duhet të paraqiteni personalisht në terminin e caktuar në ambasadë. Në këtë termin, Ju paguani taksën dhe përgjigjeni në pyetje rreth udhëtimit dhe qëndrimit në Gjermani. Përveç kësaj, do të bëhet fotografia juaj dhe do të merren shenjat e gistërinjve tuaj.

Hapi 3

Tani duhet të pritni derisa ambasada gjermane të kontrollojë aplikimin tuaj. Kjo zakonisht zgjat deri në 15 ditë.

Hapi 4

Ju do të merrni përgjigjen nëse do të merrni ose jo vizën. Ju mund ta merrni pasaportën tuaj me postë me DHL, ose mund të shkoni përsëri në sektorin e vizave dhe ta merrni atje. Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ju rekomandon që këtë ta bëni përmes DHL.

Ku mund të kërkoj një termin?

Ju mund të aplikoni për një termin për vizën Shengen në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Kosovë. Ky është linku, ku mund të bëni këtë :https://service2.diplo.de/rktermin/extern/choose_realmList.do?request_locale=de&locationCode=pris

Cilat dokumente më duhen për vizën Shengen?

  • Formulari i plotësuar dhe i nënshkruar.
  • Dy fotografi biometrike të pasaportës. Të dy fotografitë duhet të bëhen brenda tre muajve të fundit në përputhje me kushtet për një fotografi për vizë.  
  • Një pasaportë e vlefshme.
  • Rezervimi vajtje-ardhje ose itinerari. Duhet të prezantohen datat dhe numrat e fluturimit që tregojnë hyrjen dhe daljen nga zona Shengen.
  • Një dokument që vërteton se keni sigurim shëndetësor të udhëtimit për të gjithë zonën Shengen, me një mbulim minimal prej 30.000 euro në rast të një urgjence mjekësore si sëmundje, aksident apo edhe kthim në rast vdekjeje.
  • Dëshmi akomodimi. Një dokument që tregon se ku do të jetoni gjatë gjithë qëndrimit tuaj në zonën Shengen.
  • Vërtetimi i burimeve financiare. Dëshmi se keni para të mjaftueshme për të mbajtur veten financiarisht gjatë qëndrimit tuaj në vendin Shengen.
  • Vërtetimi i tarifës së paguar të vizës. 80 € për të rriturit dhe 40 € për fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç.

Linqet:

Mësoni gjermanisht këtu

Dërgimi i parave në vendlindje këtu

Vende pune në Gjermani këtu

Sigurimet në Gjermani këtu